Me vendim të Përparim Ramës, autobusët pa pagesë për nxënësit, studentët, stafin arsimor e shëndetësor dhe të komunës

by Nexhat

Me vendim të kryetarit Përparim Rama, nxënësit, studentët, stafi arsimor, shëndetësor dhe punëtorët e komunës, do ta kenë transportin urban pa pagesë.

Kështu thuhet në vendimin e nënshkruar nga Rama.

banner

Kryetari i kryeqytetit ka theksuar se transformimi i transportit urban vazhdon.

“Transformimi i Transportit Urban vazhdon! Nga 1 tetori, me këtë vendim, transporti urban do të jetë falas për: Stafin shëndetësor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit. Stafin mësimor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë edhe institucionet parashkollore. Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit, në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe institucionet vartëse të tij. Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Kryeqytet. Të gjithë studentët e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

“Qytetarët janë prioriteti ynë, për një Prishtinë më të gjelbër dhe me më pak vetura”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy