Kush e sulmoi shtëpinë e Adem Jasharit?

by Nexhat

Millorad Ulemek, i njohur me nofkën “Legija”, sipas Prokurorisë Speciale, është personi që udhëhoqi sulmin kundër familjes Jashari në vitin 1998 në Prekaz.

Siç thuhet në aktakuzën e këtij institucioni, në shtabin e Ushtrisë së ish-Jugosllavisë ishte vendosur që shtëpinë e Adem Jasharit ta sulmonte “Legija” me njësinë e tij, pasi që nga fillimi i takimit, ai kishte thënë se ai do të sulmonte aty ku është vendi më i rrezikshëm dhe rezistenca më e rrezikshme, dhe për këtë “Guri” dhe Vllado Todoroviq e kishin njoftuar se shtëpia më e rrezikshme ishte shtëpia e Adem Jasharit, e pas kësaj “Legija” kishte thënë se ai do të sulmojë në atë drejtim,

banner

“Legija”, si udhëheqës i njësisë speciale, komunikonte direkt me Sllobodan Millosheviqin për të koordinuar veprimet në terren.

Në një moment kishte edhe përçarje në grup.

“Milorad Ulemek ‘Legija’ kishte qenë shumë i shqetësuar dhe në kraharor mbante dy radiolidhje. Në njërën radiolidhje qartë dëshmitari e kishte dëgjuar fjalinë të cilën ‘Legija’ e kishte transmetuar përmes radiolidhjes, ‘a nuk po më lejon të bëj ashtu siç unë mendoj, atëherë unë në këtë moment kthehem për Beograd’, dhe sipas dëshmitarit, i njëjti kishte komunikuar me Sllobodan Millosheviqin apo me udhëheqësin e sigurimit shtetëror”, thuhet mes tjerash në aktakuzë.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për 35 të akuzuarit për krime lufte, janë paraqitur edhe me skica se si u rrethua nga të gjitha anët lagjja e familjes Jashari në Prekaz, para se të ndodhë sulmi me 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Poashtu prokuroria ka zbuluar edhe mënyrën se si funksionuan njësitë policore dhe ushtarake serbe, në atë zonë të Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy