Sondazhi nga IRI: 56% e qytetarëve të Kosovës kërkojnë ndryshim, shqetësimet kryesore çmimet e larta dhe papunësia

by Nexhat

Sipas sondazhit rajonal për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar gjatë maj–qershor 2025, qytetarët e Kosovës shprehin pakënaqësi në drejtimin politik të vendit, duke kërkuar ndryshim dhe lidership të ri.

Në pyetjen “Çka i duhet më së shumti vendit në këtë kohë?”, 56% e të anketuarve zgjodhën ndryshim, duke nxjerrë në pah nevojën për ndryshime ekonomike dhe ndërrim të lidershipit, të cilat përbëjnë 82% të përgjigjeve.

banner

Nga të anketuarit që mbështesin ndryshimin:

44% kërkojnë ndryshim ekonomik dhe përmirësim të drejtësisë sociale

38% duan ndërrim të drejtuesve kryesorë politikë dhe partive në pushtet

9% kërkojnë ndryshim të standardeve kulturore dhe arsimore, përfshirë median dhe uljen e dhunës

9% duan ndryshim të standardeve administrative dhe ulje të korrupsionit

1% nuk e dinë ose refuzuan të përgjigjen.

Performanca e qeverisë shihet e ndarë dhe e prirur kah negativiteti:

  • 38% e vlerësojnë “disi të mirë”
  • 22% “disi të keqe”
  • 25% “shumë të keqe”
  • 12% “shumë të mirë”
  • 2% pa përgjigje

Në pyetjen nëse politikanët aktualë janë drejtuesit e duhur për të ardhmen:

  • 50% besojnë se nevojitet një lider i ri
  • 44% mendojnë se politikanët aktualë janë të përshtatshëm
  • 7% nuk e dinë ose refuzuan

Sipas sondazhit, i kryer me një kampion prej 1,164 të rriturish:

  1. Kostoja e jetesës / çmimet e larta – 45%
  2. Papunësia – 19%
  3. Korrupsioni – 6%

Ndërkohë që korrupsioni përmendet më pak si problem kryesor, ai mbetet një nga sfidat më të mëdha të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy