Kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti që është edhe kandidat i LDK-së që synoni edhe një mandat të ri në krye të këtij qyteti në zgjedhjet lokale të 12 tetorit , ka qëndruar në fshatin Brus, ku para të pranishmëve të shumtë ka shpalosur programin qeverisës edhe për katër vite si Kryetar i komunës së Lipjanit
Fshati Brus, është në përiferinë më të skajshme nga qyteti i Lipjanit , ku katolikë e myslimanë jetojnë në harmoni. Sic ka deklaruar edhe vet z. Ahmeti , një fshat i qytetarëve punëtorë e të ndershëm, të cilët shprehën qartë mbështetjen për programin e e tij dhe të LDK-së për qeverisjen e ardhëshme në këtë Komunë.
Ky është postimi i plotë i z. Ahmeti
Pasdite vizituam fshatin Brus, një vend i largët nga qyteti, ku katolikë e myslimanë jetojnë në harmoni. Një fshat i qytetarëve punëtorë e të ndershëm, të cilët shprehën qartë mbështetjen për programin tonë të punës.
Ne do të vizitojmë çdo fshat, sepse kemi zgjidhje për secilin.
Faleminderit, Brus!
Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!

