PRIZREN/ Gjendet pa shenja jete një shtetase gjermane në një hotel

by Nexhat

Është gjetur pa shenja jete një 82-vjeçare, shtetase gjermane në një hotel në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se gruaja ishte mysafire në Kosovë.

banner

“Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 08:05, policia është njoftuar nga shërbimi emergjent i qytetit se në një dhomë hoteli në Prizren është gjetur pa shenja jete një femër rreth 82 vjeçare, shtetase gjermane, e cila ishte mysafire në Kosovë”.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Janë intervistuar dëshmitarët dhe është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe hetimet lidhur me këtë rast janë në proces”, thuhet tutje në konfirmim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy