Rufci në këmbë për fitoren e Imri Ahmetit

by Nexhat

I pari i Lipjanit Imri Ahmeti që po e kerkon edhe një mandat të ri për ta vazhduar qeverisjen e kësaj Komune si kandidat për kryetar nga radhët e LDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit, në mbrëmje ka takuar banorë të shumtë të fshatrave Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël

Para të pranishmëve të shumë dhe një atmosfere triumfuese, z. Ahmeti ka shpalosur programin e tij qeverisës me projekte të veçanta por edhe ka elaburuar projektet që janë realizuara gjatë mandatit aktual duke filluar nga ndërtimi i çerdhes model për edukimin e hershëm të fëmijëve, e deri te projektet e rëndësishme infrastrukturore.

banner

“Pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve të Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël dëshmon qartë se kemi realizuar projekte që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e tyre, nga ndërtimi i çerdhes model për edukimin e hershëm të fëmijëve, e deri te projektet e rëndësishme infrastrukturore”, ka shkruar kryetari aktual i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti

Kjo mbështetje e madhe vjen sepse ne kemi një program që prek realisht përditshmërinë e qytetarëve, ka thënë z. Ahmeti

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj!

Përtej fjalëve, me punë – për Lipjanin!

LDK113
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy