Drejtori i Policisë në Prishtinë po qëndron në SHBA me sponsorizim nga DASH – detaje në komunikatë

by Nexhat

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Nënkolonel Basri Shabani, po qëndron në SHBA, në kuadër të një programi të sponsorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe të administruar nga Këshillat Amerikanë për Arsimin Ndërkombëtar, njoftoi Policia.

Gjatë qëndrimit në Washington dhe Detroit, Policia tha se Shabani është pritur nga “Këshillat Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar, Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Departamentet lokale të Policisë dhe Sigurisë Publike në Washington dhe Detroit, Zyra e Sherifit dhe Bordi i Komisionerëve të Policisë në Detroit, Përfaqësues të komunitetit dhe avokatë për besimin e ndërsjellë Polici-Komunitet”.

banner

Gjithashtu, u tha se ai “ka marrë pjesë në programe për mbështetje policore-komunitare, drejtësi penale dhe rolin e oficerëve të lagjes”.

“Në ditët në vijim, vizita do të vazhdojë në Illinois, Missouri dhe Florida deri më 11 tetor 2025, sipas agjendës së programit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy