“Liri për Arbnorin”, në Prishtinë protestohet për ish-policin që po mbahet në burgun e Serbisë

by Nexhat

Në Prishtinë është duke u mbajtur protestë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili është arrestuar dhe po mbahet në Serbi, ku akuzohet për vrasje të rëndë në Banjskë.

Protestuesit marshuan nëpër sheshin e kryeqytetit duke mbajtur pankarta dhe duke bërë thirrje “Liri për Arbnorin” dhe “Kërkojmë drejtësi për Arbnorin”.

banner

Protestuesit e kanë cilësuar arrestimin e tij si të padrejtë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu ishte ndaluar muaj me pare nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy