Isufaj takon Dumanin e SPAK-ut, flasin për thellimin e bashkëpunimit në sundimin e ligjit

by Nexhat

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, Altin Dumani.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimit të përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

banner

“Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim,

Isufaj i shprehu mirënjohjen Dumanit për bashkëpunimin e vazhdueshëm, teksa theksoi se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy