Lirohet nga masa e paraburgimit Kolonel Nexhmi Krasniqi

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë sot aktvendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Kolonel Nexhmi Krasniqit dhe tre të arrestuarve të tjerë, të cilët po ndiqen penalisht për veprën penale “Detyrimi”.

Lajmin për Indeksonlinee ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Besnik Berisha.

banner

“Po është liruar nga masa e paraburgimit. Vendimi i është konfirmuar edhe Qendrës Korrektuese. Tashmë masa e caktuar është prej 1 muaji arrest shtëpiak. Sigurisht edhe kjo masë do të shqyrtohet dhe do të apelojmë që të hiqet si masë”, ka thënë Berisha.

Koloneli Nexhmi Krasniqi u arrestua më 4 gusht, nga një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe Inspektoratit Policor. Aksioni u realizua në katër lokacione, prej të cilit u arrestuan katër të dyshuar, në mesin e të cilëve ishte edhe Krasniqi.

Krasniqi është i dyshuar për veprën penale të detyrimit. E gjithë ngjarja dyshohet se lidhet me një pronë për të cilën janë dhënë mijëra euro në formë të detyrimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy