Shfuqizohet Rregullorja për organizimin e brendshëm të AKPPM-së

by Nexhat

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar Rregulloren e Zyrës së Kryeministrit (ZKM) për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), e cila ishte publikuar në Gazetën Zyrtare më 18 prill 2025.

Padinë kundër Zyrës së Kryeministrit dhe AKPPM-së e kishin ngritur disa punonjës të agjencisë, të përfaqësuar nga avokati Ardian Bajraktari.

banner

Sipas tyre, rregullorja ishte nxjerrë në kundërshtim me ligjin dhe kishte cenuar funksionimin e agjencisë si organ i pavarur ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjykata ka konstatuar se procesi i hartimit dhe finalizimit të rregullores është shoqëruar me shkelje procedurale dhe ligjore, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në vendimin e saj, theksohet se AKPPM-ja është agjenci ekzekutive e themeluar me ligj dhe jo departament i Ministrisë, prandaj ndërhyrja në funksionimin e saj ka cenuar pavarësinë dhe mënyrën e funksionimit të agjencisë.

Por, Gjykata ka refuzuar pjesën tjetër të kërkesëpadisë së paditësve, ku kërkohej që AKPPM-ja të obligohej të nxjerrë një akt nënligjor të ri, si dhe ka hedhur poshtë kërkesën për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit.

Po ashtu, është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit, me të cilën paditësit kanë kërkuar ndalimin e prodhimit të pasojave juridike të Rregullores, deri në vendosjen meritore sipas kërkesëpadisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy