Iniciativa Qytetare alarmon se të punësuarve në organet paralele në Veri po u bëhet presion ta votojnë Listën Srpska ose u ndalen paratë

by Nexhat

Inciativa Qytetare ” Novo Lice -Narodna Pravda”, (Fytyra e re – Drejtësia Popullore), e cila garon në zgjedhjet e 12 Tetorit ka alarmuar se persona të caktuar në organet paralele në Veri ( në institucionet e arsimit, shëndetësisë…), po u bëjnë presion të punësuarve dhe të gjithë atyre që pranojnë pagesa nga buxheti i Serbisë duke ua kërkuar letërnjoftimet. Sipas kësaj Iniciative përveç të punësuarve, këta persona po ua kërkojnë letërnjoftimet edhe familjarëve.

“Secili që merr mjete nga sistemi shtetëror( serb) është target. Pa arsyetime, pa nënshkrime, pa ndonjë gjurmë të shkruar, vetëm porosia ‘ a do të që të mbetesh pa të ardhura”.

banner

“Novo Lice, Narodna Pravda” njofton se, informacionet e fundit flasin që të gjithë të punësuarit në sistemin serb duhet të dalin më 12 tetor për të votuar me gjithë familjet e tyre.

“Urdhri është i qartë. Liria e zgjedhjes nuk ekziston. Vetëm kontrolli”.

Aludimi i tyre është i qartë, atyre po u bëhet presion që vota të shkojë për Listën Srpska të kontrolluar nga Serbia.

Ata kanë kërkuar nga “organet kompetente” vendëse dhe ndërkombëtare që t’i hetojnë këto informacione dhe t’i mbrojnë të drejtat elementare të njeriut.

Reagimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy