35 pjesëtarë të policisë speciale serbe të identifikuar për sulmin ndaj Jasharajve, Prokuori Valdet Gashi jep detaje

by Nexhat

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka dhënë detaje lidhur me hetimin e rastit të vrasjes dhe masakrimit të familjes Jashari në Prekaz.

“Ka qenë një rast shumë kompleks dhe sfidues, por falë një pune intensive të Prokurorisë Speciale dhe bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e institucionet tjera, kemi arritur në këtë fazë, pra në ngritjen e aktakzuës”, ka thënë ai.

banner

Gashi ka thënë se bazuar në prova, është arritur të vërtetohet dyshimi i bazuar se të dyshuarit për këtë rast kanë kryer krime të luftës kundër popullësisë civile.

Ai ka treguar se kanë arritur të identifikojnë 35 persona të përfshirë, të gjithë pjesë e njësisë speciale të policisë serbe.

“bauzar në provat e siguruara, kemi arritur ta vërtetojmë dyshimin e bazuar mirë se të dyshuarit për këtë rast kanë kryer krime luftës kundër popullësisë civile. Si rezultat i hetimit, bazuar në prova materiale e personale, kemi arritur t’i identifikojmë 35 të pandehur në këtë rast, që i përkasin strukturave të larta komanduese të policisë speciale të Serbisë”, ka thënë ai.

“është vërtetuar sakt se cilat njësi kanë marrë pjesë në sulm, arsenali që është përdorur dhe dëmët që janë shkaktuar si në njerëz. Në këtë sulm janë vrarë 26 persona, përfshirë fëmijë nga mosha 5-6 vjeçare”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy