Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia

by Nexhat

Kreu  i njësisë për operacione speciale, Milorad Ulemek “Legija” është një prej të dyshuarve të identifikuar për sulmin ndaj familjes Jashari.

Prokurori Special, Valdet Gashi, ka thënë se ka qenë kërkesë special e tij që të sulmohej shtëpia e Jasharajve.

banner

“Janë persona që kanë menaxhuar në struktura të caktuara. Pjesa me ë rëndësishme dhe sfida ka qenë identifikimi i njësive”, ka deklaruar Gahi.

Ai ka treguar edhe kush ka qenë i përfshirë në sulm.

“Departamenti i Sigurisë publike ka qenë i inkuadruar në këtë aksion. Ministria e Brendshme, sigurimi shtetëror, dhe në kuadër të sigurimit shtetëror ka qenë edhe njësia për operacione speciale e Serbisë. Këtë s’deshta ta them, e këtë e ka udhëhequr Legija. Ka pasur për detyrë dhe më kërkesë të tij speciale që të sulmohet shtëpia e Shaban Jasharit. Kështu edhe ka ndodhur në terren”, ka thënë Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy