Mjeku ligjor tregon detajet tronditëse: Predha që vrau Liridona Ademajn qëlloi nga afër 2-5 cm

by informim peje

Në seancën e sotme gjyqësore, mjeku ligjor Naim Uka ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ekzaminimin e trupit të viktimës Liridona Ademaj, e cila u vra në nëntor të vitit 2023. Seanca nisi me 40 minuta vonesë për shkak të kompletimit të trupës gjykuese.

Uka ka bërë të ditur se plaga vdekjeprurëse ishte shkaktuar nga një predhë e ardhur nga arma e zjarrit, e cila kishte goditur kokën e viktimës nga një distancë shumë e afërt.

banner

“Gjatë ekzaminimit u konstatuan pjesë metalike të predhës në anën e majtë të murit të kokës, si dhe një vrimë hyrëse në rajonin e djathtë të kokës. Predha ishte hedhur me drejtim nga djathtas majtas, nga përpara pjerrtas dhe nga poshtë lart. Kjo plagë shkaktoi gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme trurore, që ishte shkaku i vdekjes,” tha Uka para trupit gjykues.

Mjeku ligjor shtoi se distanca e qitjes ka qenë nga 2 deri në 5 centimetra, duke konfirmuar praninë e faktorëve të qitjes dhe grimcave të barutit që kanë djegur lëkurën pranë plagës hyrëse.

“Kjo dëshmon se vrasësi ka qenë shumë afër viktimës në momentin e ngjarjes,” përfundoi Uka.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy