Konfirmohet: Një polic gjuajti me armë në Vranjevc për ta ndaluar të dyshuarin që iku

by Nexhat

Zyrtarë policorë kanë përdorur armën e zjarrit për të ndaluar një person të kërkuar.

I dyshuari, pasi nuk iu ishte bindur urdhrave për ndalesë nga zyrtarët policorë në “Kodrën e Trimave”, të njëtit kishin përdorur edhe armën.

banner

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare”, thuhet në përgjigjen e tij.

Sipas Pllanës, i dyshuari është larguar, dhe i njëjti gjatë arratisjes së tij, ka shkaktuar aksident me të lënduar.

“Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke  shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale”, tha zëdhënësi i policisë për kryeqytetin.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy