Manchester United po përgatit një revolucion në mbrojtje për verën e vitit 2027, me një investim që pritet të kalojë 500 milionë funta.
Klubi anglez synon të transferojë katër mbrojtës të rinj: dy anësorë dhe dy qendërmbrojtës.
Prioriteti kryesor është Lewis Hall i Newcastle United. 21-vjeçari ishte objektiv i United edhe këtë verë dhe raportohet se është i hapur për një transferim në Old Trafford në vitin 2027
Ndërkohë, klubi do të vlerësojë të ardhmen e Lisandro Martinez, Harry Maguire, Matthijs de Ligt dhe Luke Shaw para se të bëjë lëvizjet e radhës.

