“Mekanizmi i “shortit” s’ka mundur të aktivizohet”, Albert Krasniqi hedh dyshime nëse zgjedhja e Rashiqit ishte e ligjshme

by Nexhat

Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus ka hedhur dyshime nëse procedura e zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit ishte e ligjshme.  

“Kur përfundojnë tre raunde votimi për të gjithë kandidatët e propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, procedura rinis për ditët e mbetura brenda afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Në këtë rast, shumica e deputetëve të komunitetit serb nuk e kanë refuzuar të drejtën për të propozuar kandidatin, prandaj mekanizmi i “shortit” nuk ka mundur të aktivizohet”, ka shkruar ai në Facebook.

banner

Krasniqi tha se ajo që ka ndodhur sot në praktikë është se kandidati për nënkryetar nuk është propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, siç parashihet, por nga deputetët e shumicës.

Me 71 vota pro, deputetët e Kuvendit të Kosovës e zgjodhën Nenad Rashiqin nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe nuk i siguruan votat e nevojshme.

Kryeparlamentari Dimal Basha e shpalli Kuvendin të konstituuar dhe tha se procedura e zgjedhjes së Rashiqit ishte e rregullt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy