Në Pejë, pasditen e së enjtes, gjatë pastrimit të një shtëpize është hasur një qese me substancë të dyshuar narkotike.
Policia përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 85.6 gramë marihuanë.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thotë Policia.

