Bedri Hamza publikon këngën e fushatës “We Rise Together”, krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (Video)

by engel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka prezantuar sot këngën zyrtare të fushatës së PDK-së, të quajtur “We Rise Together”. Projekti, i realizuar tërësisht me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, paraqet një qasje të re dhe inovative në krijimin e materialeve elektorale në vend.

Hamza theksoi se kënga pasqyron mesazhin kryesor të fushatës: unitetin, energjinë dhe lëvizjen drejt së ardhmes, në harmoni me moton “Bashkë. Përpara.” Ai shtoi se përdorimi i teknologjive të avancuara në komunikimin politik tregon vizionin modern të PDK-së dhe përkushtimin për inovacion e zhvillim.

banner

Në publikimin e tij, kryetari i PDK-së u shpreh:
“‘We Rise Together’ është kënga jonë e fushatës. Sepse po, ne ngrihemi bashkë dhe vetëm së bashku ecim përpara. Kjo këngë është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, si dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për ta përqafuar inovacionin dhe të ardhmen e Kosovës. Ju ftoj ta dëgjoni, ta shpërndani dhe ta përdorni në materialet tuaja digjitale!” Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy