Kosova me inflacionin më të lartë në rajon – Albin Kurti lëvdërohet ndërsa çmimet po shkojnë në nivele europiane

by engel

Kosova po hyn në mesin e vendeve me koston më të lartë të jetesës në rajon, ndërsa institucionet shtetërore vazhdojnë të lëvëdërohen pavarësisht valës së shtrenjtimit që po godet qytetarët çdo muaj. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, vendi ka regjistruar inflacion 5.3% në nëntor, duke u renditur i pari në Ballkan dhe madje duke kapur ritmet e disa shteteve të Evropës që po përballen me kriza të brendshme.

Çmimet e produkteve bazë janë rritur në mënyrë të frikshme: energjia elektrike është shtrenjtuar me 15.5%, ushqimet me 8.5%, mishi me 13.7%, ndërsa pemët me 16.1%. Produktet e qumështit dhe vezët kanë pësuar rritje prej 10.5%, duke e rënduar edhe më shumë shportën e konsumatorit. Në treg, një kilogram mish shitet mesatarisht 12 euro, ndërsa një paketë me 30 vezë kushton mbi 5.5 euro—çmime që për shumë familje janë të papërballueshme.

banner

Ndërkohë, vendet fqinje po arrijnë të mbajnë stabilitet çmimesh. Maqedonia e Veriut ka inflacion 4%, ndërsa Shqipëria vetëm 2.2%, në nivel të ngjashëm me shtetet e Bashkimit Evropian. Kjo e lë Kosovën si të vetmin vend në rajon ku kostoja e jetesës rritet me ritme më të shpejta se pagat dhe mirëqenia.

Ajo që shqetëson më shumë qytetarët është faturimi i energjisë elektrike, i cili ka pësuar rritje të ndjeshme, ndonëse në pjesën më të madhe të Evropës çmimet e energjisë kanë rënë. Në vend të uljes së kostove, familjet kosovare përballen me fatura rekord që po e dëmtojnë buxhetin e tyre familjar.

Pavarësisht këtyre alarmimeve, qeveria me Albin Kurti po krenohen për zhvillim ekonomik i cili është pak i besueshëm për qytetarët të cilët çdo ditë po paguajnë më shtrenjt për gjërat e përditshme. Gjithasht, ende askush nuk ka parë ndonjë plan konkret për të ulur cmimet ose për të mbështetur qytetarët me masa reale. Ndërsa standardi i jetesës bie, Kosova po i afrohet nivelit të çmimeve të BE-së, por pa ofruar as afërsisht pagat dhe kushtet që kanë vendet e zhvilluara europiane.

Qytetarët, të lodhur nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, e konfirmojnë se jeta në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, ndërsa institucionet duket se po humbin kontrollin mbi tregun dhe mirëqenien sociale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy