“A blen KEK-u rrymë?”, përplasje në Komisionin për Ekonomi

by Nexhat

Debat i ashpër është zhvilluar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2025, ku të ftuar ishin anëtarët e Bordit të ZRRE-së,

Debati nisi pas pyetjes së deputetit të LDK-së, Ermal Sadiku, drejtuar Bordit të ZRRE-së, nëse Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) blen energji elektrike.

banner

Sadiku ngriti çështjen e deklarimeve publike të disa përfaqësuesve të pushtetit, sipas të cilëve KEK-u nuk blen energji elektrike.

“Disa prej deputetëve këtu dalin e thonë KEK-u nuk blen rrymë, edhe ministri, ministrja del thotë KEK-u nuk blen rrymë”, tha Sadiku.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, i cili tha se është pranuar se vendi blen energji elektrike, por në sasi të vogla.

“Po, ne kemi thënë që në masë të vogël blen rrymë, i kemi thënë”, u shpreh Kelmendi.

Ndërhyrja e Kelmendit nxiti debat mes deputetëve, ndërsa në diskutim u përfshi edhe deputeti tjetër i LVV-së, Ilir Kërçeli duke kundërshtuar Sadikun.

Ndërkaq, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Driton Gojani, ndërhyri për të sqaruar çështjen, duke thënë se KEK-u nominon në baza ditore energjinë që ka në dispozicion dhe se për pjesën e nominuar, në rast të rënies së prodhimit, obligohet të sigurojë energji elektrike.

“Desha vetëm të sqaroj se KEK-u nominon në baza ditore energjinë në dispozicion dhe, për atë pjesë që nominon, në rast se ka rënie, obligohet, por kjo është për disa orë”, sqaroi Gojani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy