Biznesmeni Valon Lluka është ndaluar për 48 orë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Kaltrina Shala.
Kjo e fundit, ka shtuar edhe se, ndalimi i Llukës, është bërë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’mashtrimi’’, ‘’shpërdorim i pasurisë së huaj’’, ‘’keqpërdorim i autorizimeve ekonomike’’ dhe, ‘’lidhja e kontratës së dëmshme’’.
‘’Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, dhe për veprën penale “Lidhja e kontratës se dëmshme” nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i çështjes në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të shqyrtoje mundësinë për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj të pandehurit.’’, ka thënë.

