Francë: Arrestohen 8 shqiptarë për trafik droge dhe armë

by engel

Autoritetet franceze kanë arrestuar tetë shtetas shqiptarë, të moshës 22 deri në 32 vjeç, si pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikimit të drogës.

Hetimet zbuluan se ata shpërndanin kokainë dhe heroinë përmes porosive të bëra në rrjete sociale, duke përdorur metoda të ngjashme me shërbimet “Uber”.

banner

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi dhjetëra mijëra euro dhe franga zvicerane, si dhe armë.

Mediat franceze raportojnë se grupi operonte shtatë ditë në javë, duke përdorur automjete të ndryshme për të fshehur lëvizjet e përditshme.

Sipas autoriteteve, rrjeti ishte i strukturuar brenda komunitetit shqiptar dhe konsiderohet një nga operacionet më të sofistikuara të shpërndarjes së drogës në rajon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy