Në Letnicë, është realizuar projekti kulturor e kombëtar kushtuar mësuesit të parë në Kosovë Dom Mikel Tarabullzi
Përmes bustit, pllakës përkujtimore dhe historikut në gjuhën shqipe dhe angleze, ruhet dhe përcillet kujtimi për jetën dhe veprën e “Dom Mikel Tarabullzi, mësuesit të parë shqiptar të dokumentuar në Kosovë”, dhe kontributi i tij në shërbim të dijes, arsimit, kombit dhe komunitetit
Ky është një nderim jo vetëm për Dom Mikelin, por edhe për arsimin, dijen dhe kujtesën tonë kombëtare
Projekti është realizuar me mbështetjen nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në bashkpunim me Këshillin e Fshatit Letnicë
Puna për ndriçimin e mëtejshëm të figurës së Dom Mikelit do të vazhdojë. Kur të krijohen kushtet, synojmë që këtë trashëgimi ta trajtojmë edhe në rrafshin shkencor, përmes një konference dhe mundësisë së një botimi të posaçëm kushtuar jetës dhe veprës së tij, thuhet në një noftim nga Këshilli Organizativ/ Informim.net

