MINT: Po monitorojmë rritjen e çmimeve të derivateve, paralajmërohen masa në rast abuzimesh

by engel

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur se është duke monitoruar nga afër lëvizjet e fundit të çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë, pas zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare dhe tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas njoftimit zyrtar, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar kontrollet në sektorin e derivateve në të gjithë territorin e vendit. Inspektimet në terren po zhvillohen në baza të përditshme, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe parandalimin e çdo abuzimi të mundshëm nga operatorët ekonomikë.

banner

Ministria ka theksuar se Kosova është vend importues i derivateve të naftës dhe se ndryshimet në tregjet ndërkombëtare reflektohen drejtpërdrejt edhe në tregun vendor. Megjithatë, sipas MINT-it, çdo lëvizje e çmimeve duhet të jetë në përputhje me standardet ligjore të përcaktuara në Ligji nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme.

Autoritetet kanë paralajmëruar se, në rast të rritjeve të menjëhershme dhe të pajustifikuara të çmimeve, do të shqyrtohet mundësia e marrjes së një vendimi për rregullimin e tyre dhe aplikimin e masave shtesë mbrojtëse. Këto masa mund të përfshijnë edhe mbikëqyrje të shtuar nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

MINT ka bërë thirrje për qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm në numrin pa pagesë 0800 11000 ose përmes adresës elektronike zyrtare për mbrojtjen e konsumatorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy