E ardhmja e Rashford te Barcelona në dyshime

by Nexhat

Sulmuesi anglez, i cili aktualisht është në huazim nga Manchester United, ende nuk ka marrë garanci për qëndrimin e tij në Barcelonë edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, shumëçka do të varet nga paraqitjet e tij në pjesën finale të sezonit,

banner

Barcelona e ka një opsion për ta blerë përfundimisht, por situata financiare e klubit dhe rregullat e “fair-play”-t financiar mbeten një pengesë e madhe për realizimin e transferimit.

Përveç kësaj, në klub po bëhen edhe vlerësime të tjera në treg, çka mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimin përfundimtar lidhur me sulmuesin anglez.

Performancat në javët e fundit të sezonit do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse Rashford do ta vazhdojë aventurën e tij te Barcelona apo do të rikthehet në Angli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy