Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda shtëpisë – i ngeci trupi në dritare

by Nexhat

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë  ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier.

Në tentativë për të vjedhur në një shtëpi, një 40-vjeçar, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.

banner

Sipas vëllait të kryefamiljarit , Nikollaq Lule, shtëpia tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij, raporton Neritan Trifoni.

Ai tregoi se fqinji që përkujdeset për shtëpinë e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë, raporton Top Channel,

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit ndërsa nuk është identifikuar ende. Po ashtu po punohet për përcaktimin e vërtetë të shkaqeve të vdekjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy