Kapiteni i Atletico Madrid, Koke, e ka theksuar rëndësinë e javës vendimtare për skuadrën e tij, para përballjes me Barcelonën në çerekfinalen e Champions League.
Atletico e pret Barcelonën në stadiumin e vet, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”.
Mesfushori tridhjetë e tre vjeçar e ka cilësuar këtë duel si një mundësi për të hyrë në historinë e klubit.
“Kjo mund të jetë një ndeshje për librat e historisë. Kthimi në gjysmëfinale pas kaq shumë vitesh do të ishte i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar ai.
Koke ka kujtuar gjithashtu sukseset e mëhershme ndaj Barcelonës, përfshirë edhe golin e tij në vitin 2014 që e kishte ndihmuar ekipin ta arrinte finalen e Champions League.
Megjithatë, pavarësisht formës së fortë në garat me eliminim direkt, Atletico ka hasur vështirësi në kampionat, duke pësuar tri humbje radhazi që kanë zbehur shpresat për titull. Tani, fokusi i skuadrës mbetet te Champions League dhe finalja e Copa del Rey kundër Real Sociedad.

