Bora për herë të parë në gjysmëfinale

by Nexhat

Skuadra e Borës ka shkruar histori duke siguruar për herë të parë kualifikimin në gjysmëfinale, pas një paraqitjeje mbresëlënëse në çerekfinale.

Bora triumfoi bindshëm edhe në ndeshjen e dytë ndaj Sigal Prishtina me rezultat 60:101, duke e mbyllur serinë me autoritet dhe pa lënë vend për dilema rreth skuadrës më të mirë në parket.

banner

Që nga fillimi i takimit, Bora dominoi në çdo aspekt të lojës, duke ndërtuar epërsi të thellë falë organizimit të mirë në sulm dhe mbrojtjes solide. Diferenca u rrit vazhdimisht, ndërsa kundërshtari nuk arriti të gjejë ritmin për t’u rikthyer në lojë.

Me këtë fitore, Bora siguron një vend historik në mesin e katër skuadrave më të mira, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Bashkimi, në një duel që pritet të jetë tejet interesant.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy