Filmi ‘’DUA’’ i cili është bashkëprodhim i Kosovës, Francës e Zvicrës, është përzgjedhur në Semaine de la Critique të Festivalit të Filmit në Kanë.
Kështu ka bërë të ditur ambasada e Francës në Kosovës, nga ku është shtuar se filmi do të premierën botërore në Semaine de la Critique.
‘’Filmi mbështetet nga disa institucione të rëndësishme: Qendra Kinematografike e Kosovës, Centre national du cinéma et de l’image animée (CNC) në Francë, Zyra Federale e Kulturës në Zvicër, ARTE, Eurimages, si dhe partnerë zviceranë dhe kosovarë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi
Filmi “DUA” përzgjidhet në Semaine de la Critique të Festivalit të Filmit në Kanë
Ky film i metrazhit të gjatë, me regji nga Blerta Basholli dhe bashkëskenar me Nicole Borgeat, një bashkëprodhim i Kosovës 🇽🇰, Zvicrës 🇨🇭 dhe Francës 🇫🇷, do të ketë premierën botërore në Semaine de la Critique ✨ #Cannes2026
🤝 Filmi mbështetet nga disa institucione të rëndësishme: Qendra Kinematografike e Kosovës, Centre national du cinéma et de l’image animée (CNC) në Francë, Zyra Federale e Kulturës në Zvicër, ARTE, Eurimages, si dhe partnerë zviceranë dhe kosovarë.
🎥 Vitin e kaluar, Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, pati kënaqësinë të vizitojë xhirimet e filmit “DUA”, i cili tregon historinë e një vajze të re në kërkim të identitetit në Kosovën e viteve 1990 – një rrëfim i ndjeshëm i frymëzuar nga përvojat personale të regjisores së talentuar.

