Robben para Bayern-Real Madrid: Kalojnë bavarezët, janë ekip i kompletuar

by Nexhat

Ish-lojtari i Bayern, Arjen Robben ka treguar këndvështrimin e tij para takimit të kthimit ndaj Real Madrid në Champions.

Mbi ndeshjen Bayern-Real – “Mendoj se do të kualifikohet Bayern-i. Është një ekip i kompletuar dhe shumë solid. Të gjithë mekanizmat funksionojnë, por me siguri nuk mund të flasim për asgjë pasi në fund të fundit po flasim për një ndeshje futbolli ku asgjë nuk është e sigurt”.

banner

Vlerësimi për Neuer – “Manuel Neuer është nga të paktët, të cilët luajnë ende që prej kohës që unë isha në fushë. Jetëgjatësia e tij në lojë është për tu vlerësuar. Kërtë sezon ka mundësi që të fitojë përsëri Champion-in dhe uroj shumë që të finalizojë me skukses këtë fushatë”.

Krahasimi me Olise dhe forma e tij në “Bernabeu” – “Mendoj se bëri një paraqitje shumë të mirë. Ai aktivizohet në të njëjtën zonë fushë ku lauaja dhe unë. Është një lojtar ekselent dhe në ‘Bernabeu’ luajti me shumë kretivitet dhe energji. Mendoj se në disa aspekte jemi shumë të ngjashëm edhe pse duhet bërë kujdes me krahasimet. Mua nuk më pëlqejnë krahasimet pasi secili ka mënyrën e vet të lojës. Unë them se Olise nuk është si unë, ka llojin e tij të lojës është një lojtar brilant. Më pëlqen shumë kur e shikoj në aksion”. Bayern ka fituar 2-1 ndeshjen e parë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy