Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra duke folur për çështjen e Presidentit, tha se kryeministri Albin Kurti nuk po do të sigurojë marrëveshje.
Ajo në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja siç tha, me vullnetin politik të Kurtit.
“Ne po shkojmë pashmangshëm drejt zgjedhjeve të reja dhe këtë me vullnetin politik të z.Kurti, i cili nuk do të siguroj marrëveshje”.
“Në rast se ti i fton palët dhe pas takimet del e prapë tenton të marrësh përkrahjen e publikut se të njëjtit janë të pamjaftueshëm për ty, kjo është vetëm një lojë të cilën ai do ta përdorë për zgjedhje”, tha ajo.

