Harry Bajraktari përcjell fjalët e Clinton për Engel: Ushtronte trysni ndaj administratës time për Kosovën, ishim me fat…

by Nexhat

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, është takuar me Presidentin Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, gjatë pritjes së organizuar për në nder të Kongresmenit Eliot Engel, i cili ka ndërruar jetë.

Bajraktari ka përcjellur fjalët e Ish-presidentit amerikan Clinton ku gjatë administratës së tij NATO bombardoi Jugosllavinë që përfundoi me çlirimin e Kosovës.

banner

E Clinton për Engel ka thënë se ka treguar se i ka bërë presion administratës për çështjen e Kosovës.

Engel ishte i njohur si një mik i madh i Kosovës.

Postimi i plotë:

Dje, në pritjen e organizuar në nder të Kongresmenit Eliot Engel, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, të cilët erdhën për ngushëllime.

Folëm për miqësinë e shtrenjtë shqiptaro-amerikane dhe kujtuam fundin e viteve 90, kur së bashku me Kongresmenin Engel dhe shumë miq tanë në Ëashington angazhoheshim ditë e natë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Presidenti Clinton më tregoi se si, në atë periudhë, Kongresmeni Engel po ushtronte trysni të vazhdueshme ndaj administratës së tij për çështjen e Kosovës dhe theksoi se ishim me fat që, së bashku, arritëm të bënim ndryshimin për popullin e Kosovës. Presidentin Clinton e falënderova në emër të kombit tonë që na qëndroi pranë, duke i dhënë fund regjimit serb të Millosheviqit dhe duke çliruar Kosovën.

Pa miqtë tanë në Washington, Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot: një shtet i lirë dhe i pavarur.

Në këtë pritje ngushëllimesh u takova edhe me familjarë dhe miq të nderuar të Kongresmenit Engel, si Kryetari i Yonkers-it Mike Spano, biznesmeni shqiptaro-amerikan Leëis Gjelaj, John dhe Maria Calvelli, Bill Ëeitz, gazetari dhe botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, si dhe shumë të tjerë.

Me punën e tij të jashtëzakonshme, Kongresmeni Engel ka hyrë në zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ne, shqiptarët, ishim me fat që e kishim një mik si ai—një zë të fortë dhe të palëkundur në momentet më vendimtare të historisë sonë.

Zoti e bekoftë Kongresmenin Engel, familjen Engel, popullin amerikan dhe popullin shqiptar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy