SHTIME/ Rast tjetër tragjik, 48-vjeçari vdes pasi u lëndua në vendin e punës

by Nexhat

Një 48 vjeçar ka humbur jetën pas lëndimeve në vendin e tij të punës në një kompani në zonën industriale në Shtime.

Kështu ka bërë të ditur për media Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.

banner

‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime,  një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës. Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’, deklaroi Veseli për Gazetën Express.

Sipas tij, njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit.

“Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore”, shtoi Veseli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy