Carrick nuk bind, tek United del në skenë emri i Julian Nagelsmann

by Nexhat

E ardhmja e pankinës së Manchester United mbetet një nga temat më të nxehta të momentit, me disa emra në garë për të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm. Mes kandidatëve kryesorë spikat Julian Nagelsmann, i cili konsiderohet një nga alternativat më serioze nga drejtuesit e klubit.

Nagelsman United

Ndërkohë, Michael Carrick vazhdon të forcojë kandidaturën e tij, pas një periudhe mjaft pozitive si trajner i përkohshëm. Nën drejtimin e tij, “Djajtë e Kuq” kanë arritur shtatë fitore në 11 ndeshje në Premier League, duke mbetur në rrugën e duhur për një vend në UEFA Champions League.

banner

Megjithatë, humbja e fundit 2-1 ndaj Leeds United ka rikthyer pikëpyetjet mbi vazhdimësinë, duke lënë gjithçka të hapur për javët e fundit të sezonit.

Drejtuesit e Manchester United janë të vetëdijshëm se vendimi për trajnerin e ardhshëm është jetik për të ardhmen e klubit. Pas disa zgjedhjeve të gabuara në vitet e fundit, këtë herë nuk ka vend për gabime.

Vendimi final pritet me interes të madh – dhe mund të përcaktojë drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në futbollin europian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy