I arrestuari sot po kërkohej për vrasjen e para 4 vitesh në Lipjan – shëtiste me dokumente të falsifikuara

by Nexhat

Sot, Prokuroria bëri të ditur se ka arrestuar M.G , i cili ishte në kërkim për vrasje të rëndë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.  

I dyshuari është Muhamet Gashi, i cili është arrestuar për vrasjen që ka ndodhur në vitin 2022 në qytetin e Lipjanit.

banner

Në njoftim e Prokurorisë, është bërë e ditur edhe se tek i arrestuari janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi, përcjell Gazeta Express.

Po ashtu, pos tij, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së.

Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë, i sekuestrohen armë, drogë e dokumente të falsifikuara
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy