Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë në “Pressing” të T7, se Presidenti duhet të jetë politik dhe partiak.
Ai ka thënë se populli i Kosovës është popull më politik në Evropën Juglindore.
Kryeziu përmendi Akademinë e Shkencave ku tha se janë me LDK-në.
“Populli i Kosovës është populli më politik në Evropën Juglindore, të gjithë njerëzit janë në politikë edhe parti. Nga Akademia, krejt Akademia janë në LDK, kryesisht janë njerëzit politikë. Presidenti duhet me qenë politik e partiak”, ka thënë ai.

