Mbappé bën më mirë se Messi, është më i riu që i ka shënuar 70 gola në Champions

by Nexhat

Kylian Mbappé vazhdon të thyejë rekorde dhe të hyjë gjithnjë e më shumë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi francez i Real Madridit ka arritur kuotën e 70 golave në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, duke e vendosur një rekord të ri.

banner

Francezi i lindur në vitin 1998 e ka arritur këtë shifër në vetëm 97 paraqitje, duke u bërë lojtari më i ri në histori që e arrin këtë prag prestigjioz,

Mbappé e ka arritur këtë objektiv në moshën 27 vjeç e 116 ditë, duke bërë më mirë se Lionel Messi, i cili e kishte arritur të njëjtin rekord në moshën 27 vjeç e 134 ditë.

Një shifër që e konfirmon rritjen e jashtëzakonshme të sulmuesit francez, i cili po vazhdon të ngjitet me ritme të shpejta në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e kompeticionit.

Megjithatë, krahasimi me legjendat mbetet i hapur: Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi mbeten ende në krye të klasifikimit historik të golashënuesve, por Mbappé po afrohet gjithnjë e më shumë me nivelet e tyre.

Një tjetër aspekt interesant është edhe efikasiteti: edhe pse Mbappé ka arritur shifrën e 70 golave në më pak moshë, Messi kishte një mesatare më të mirë golash për ndeshje në momentin kur arriti këtë kuotë, çka e bën debatin edhe më të hapur mbi krahasimin mes tyre.

Pavarësisht eliminimit të Real Madrid nga Bayern Munichu, performanca individuale e Mbappés mbetet e jashtëzakonshme dhe konfirmon se francezi është një nga protagonistët absolutë të futbollit evropian dhe botëror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy