Pak javë përpara fundit të sezonit, e ardhmja e Dusan Vlahovic mbetet ende e paqartë. Sulmuesi serb vijon të mbajë peng “Zonjën e Vjetër” pasi mungon ende firma mbi kontratë.
Prej afro 1 viti drejtuesit e Juves po përpiqen t’i rrëmbejnë Vlahovic firmën në mënyrë që të mos e humbasin falas në fund të këtij sezoni. Pikërisht ky hezitim nga ana e sulmuesit ka bërë që emri i tij të përfshihet edhe një herë në listën e dëshirave të Milan.

Nuk është një sekret që Igli Tare po tenton të josh serbin këtë periudhë, i shtyre edhe nga dëshira e trajnerit Allegri për ta pasur sërish në dispozicion. “Një djall me numrin 9-të”, shkruan La Gazetta dello Sport në faqen e parë, me të përditshmen italian që shton se Milan do të shes Nkunku në fund të këtij sezoni në mënyrë që të mbulojë kostot financiare për transferimin e Vlahovic

