Opinionisti Rrahman Paçarizi ka kritikuar institucionet e Kosovës për situatën në të cilën ndodhet ambasada e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Paçarizi ka thënë se shteti do të duhej që pikërisht në SHBA të kishte misionin kryesor në botë.
“Nëse e shohim situatën e Kosovës me ambasadën në SHBA, pas alarmit që pati dhënë ambasadori I Kosovës, nuk ka ndërruar kurgjë hiq. Kanë kaluar të paktën katër vjet dhe nuk është bërë asnjë veprim për fuqizimin apo restaurimin e stafit, pra fuqizimin e asaj ambasade, sepse ajo do të duhej të ishte misioni kryesor i Kosovës në botë.”, ka thënë Paçarizi.
Ai ka ngritur debatin edhe në formë të pyetjes, nëse qytetarët e vendit e dinë se kush është ambasador i Kosovës në SHBA.
“Mua më kishte interesuar ta bëjë një sondazh me qytetarët e Kosovës, se a e dinë se kush është ambasador i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shtuar ai.

