Kylian Mbappé mbetet një nga lojtarët më të fortë në botë dhe talenti i tij nuk vihet në diskutim.
Megjithatë, në Spanjë ka nisur një debat i fortë mbi ndikimin e tij në rezultatet e Real Madridit që nga rikthimi në fushë pas lëndimit.
Sipas analizave dhe statistikave, skuadra madrilene e ka pasur një rënie të dukshme në rezultate pikërisht në periudhën kur francezi është rikthyer në dispozicion,
Një koincidencë që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi balancën e ekipit dhe mënyrën se si është integruar Mbappé në lojë.

