Rryma, uji, nafta…, janë shtrenjtuar, Hamza: Vetëm pagat kanë mbetur të njëjta

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza ka bërë të ditur se ka vizituar familjen Prekazi në Prishtinë, ku ka diskutuar për rritjen e kostos së jetesës.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Hamza ka theksuar se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha si pasojë e shtrenjtimit të vazhdueshëm të produkteve bazike dhe shërbimeve.

banner

“Rryma, uji, nafta, ushqimi, të gjitha janë shtrenjtuar. Vetëm pagat kanë mbetur të njëjta. Qytetarët po përballen me vështirësi gjithnjë e më të mëdha dhe për këto bisedova edhe me familjen Prekazi në Prishtinë. Familjet po e bartin barrën kryesore të kësaj krize dhe ato kanë nevojë për politika që i mbrojnë. Qytetarët tanë meritojnë jetë më të dinjitetshme!”, shkroi i pari i PDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy