Dodë Gjergji: Thirrjet për braktisje të një feje ose kulture të gabueshme, është e drejta jonë ta themi  

by Nexhat

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka thënë se është gabim që njerëzit të ftohen për ta braktisur një fe apo një kulturë.

Ai ka thënë se ata që bëjnë thirrje tek e fundit kanë të drejtë që ta thonë një gjë të tillë, megjithatë thotë se është detyrë për t’iu treguar të njëjtëve që e kanë gabim.

banner

“Është gabim nëse dikush del dhe fton njerëzit që të prishim rehatinë tonë të jetesës, nëse del iu thotë njerëzve që të braktisin një fe apo kulturë. Është e drejta e tyre që ta thojnë, por është e drejta jonë që t’iu themi se e kanë gabim”, ka thënë Dodë Gjergji.

Këto deklarime Dodë Gjergji i ka bërë në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” e organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy