Hamza, Rizvanollit: Kosova mund t’i humbë paratë nga BE’ja, por ti je fajtore, po tentoni t’i trafikoni ligjet

by Nexhat

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, tha se fajtorë në rast të humbjes së një pjese të parave nga Plani i Rritjes janë qeveritarët dhe jo deputetët e Kuvendit.

Ai këtë deklaratë e bëri në përgjigje të kërkesës për miratim të dy ligjeve nga ana e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Në fillim të seancës, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, kërkoi futjen në rend të ditës si pikë e gjashtë të projektligjit për energjinë dhe si pikë e shtatë të projektligjit për energjinë elektrike.

banner

Për këto dy projektligje, Rizvanolli tha se janë “kusht për përfitimin e mjeteve nga Plani i Rritjes. I kemi nëntë milionë euro të cilat i humbin nëse këto ligje shumë shpejt”.

Por, Hamza i PDK’së tha se ligjet po tentohen të trafikohen e kontrabandohen në Kuvend pa ia dhënë mundësinë deputetëve që t’i diskutojnë apo të ndryshohen e plotësohen.

“Mund t’i humbë Kosova paratë, por ti je fajtore. Adresa jeni ju për shkak se nuk e keni proceduar ligjin në kohë për të debatuar për ligjin a është i mirë a është i keq, a duhet të plotësohet e ndryshohet, është në përgjegjësinë e deputetëve të Kuvendit. Po ju s’po e jepni këtë mundësi. Pse nuk e keni sjellë para dy javë ditëve a para një muaji? Ju vetë po deklaroni që ligji është prej 2024-ës atëherë e sillni në procedurë të përshpejtuar si shumicën e ligjeve që po vijnë në këtë Kuvend. Nëse dëshironi t’i trafikoni e kontrabandoni ligjet, me ia cenu të drejtën e deputetëve që të diskutojnë dhe të japin kontributin e vet, është temë tjetër”, tha Hamza në foltore.

Ai po ashtu i kërkoi që lëtë praktikë ta ndalin.

Hamza në fillim pati kritika edhe ndaj kryeparlamentares Albulena Haxhiu, e cila s’ia dha fjalën deputetit të PDK’së, Ferat Shala.

“Të gjithë e dimë që je ajo dhe të takon detyra e përgjegjësia sa i përket interpretimit të Rregullores. Por mos e bën praktikë, në bazë të rregullores ka të drejtë kur i përmendet emri. Po e tejkalojmë, por mos të bëhet precedent dhe mos të bëhet praktikë se pastaj s’kemi mbarëvajtje të punës së Kuvendit”, tha Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy