UEFA nuk falë, Real Madrid me gjobë të madhe për incidentet në ndeshjen ndaj Bayern Munich

by Nexhat

Real Madrid është gjobitur me 20 mijë euro nga UEFA pas ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich.

Sanksioni është vendosur për shkak të fillimit të vonuar të ndeshjes në stadiumin “Santiago Bernabeu”, duke bërë që klubi madrilen të përballet me masë financiare nga organi qeverisës i futbollit evropian.

banner

UEFA ka reaguar gjithashtu edhe ndaj Arsenalit, duke i dhënë një paralajmërim klubit londinez dhe trajnerit Mikel Arteta për një shkelje të ngjashme në ndeshjen e tyre.

Ky është vetëm një nga disa ndëshkime që UEFA ka shpërndarë pas ndeshjeve të fundit në garat evropiane, në kuadër të disiplinës dhe rregullave të kompeticioneve.

Athletic Club është gjobitur me 16 mijë e 875 euro për hedhje objektesh nga tifozët gjatë ndeshjes së zhvilluar në “San Mames”.

Ndërkohë, edhe Atletico Madrid Juvenil A është përballur me masa disiplinore pas ndeshjes në Youth League ndaj Club Brugge, ku lojtari Jose David Fernandez Torres është pezulluar për tre ndeshje, trajneri Angel Donato për dy ndeshje, ndërsa klubi është gjobitur me 2 mijë e 500 euro për sjellje të papërshtatshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy