Vdekja tragjike e nxënësit në Ferizaj, Aliu shpreh ngushëllime familjes: Dhembja është e rëndë, fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin

by Nexhat

Agim Aliu, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Ferizaj, ku një nxënës ka vdekur sot, pasi që i njëjti ka pësuar arrest kardiak.

Aliu, ka thënë se pesha e dhembjes është e rëndë, dhe se, fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.

banner

Postimi:

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.

Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij!

Zoti i dhëntë forcë familjes së tij!

Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!

FERIZAJ/ E rëndë, vdes nxënësi 15-vjeçar në një shkollë, policia: U rrëzua pa ndjenja në sallën e edukatës fizike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy