AKR zgjedh strukturat e reja udhëheqëse

by Nexhat

Aleanca Kosova e Re (AKR) njofton se ka mbajtur mbrëmë, Kuvendin e VI Zgjedhor të Jashtëzakonshëm, ku janë zgjedhur me shumicë votash strukturat e reja drejtuese të partisë.

“Në krye të AKR-së është zgjedhur Emir Abrashi, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm Liridon Llapashtica. Nënkryetarë janë zgjedhur Gjergj Beka, Festina Kurteshi, dhe Bejtush Gashi. Po ashtu, Petrit Makolli është zgjedhur Sekretar Organizativ, ndërsa Gëzim Rafuna Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë”, thuhet në njoftim.

banner

Në njoftim thuhet se “në shenjë vlerësimi për kontributin e tij, Behgjet Pacolli është nderuar me titullin President Emeritus i AKR-së”.

“Kuvendi ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm si dhe ka miratuar plotësim-ndryshimet në Statutin e partisë. Po ashtu, në mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm, është zgjedhur edhe Kryesia e re e AKR-së”, theksohet tutje.

“Procesi është zhvilluar nën vëzhgimin e zyrtarëve të KQZ-së, duke garantuar transparencë dhe standarde demokratike”, përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy