Ferizaj shkarkon trajnerin para ndeshjeve vendimtare

by Nexhat

Klubi Ferizaj ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede në një moment vendimtar të sezonit në Superligën e Kosovës.

Vendimi është konfirmuar të dielën nga drejtuesit e klubit, të cilët theksuan se ndarja është bërë në funksion të arritjes së objektivave dhe përmirësimit të rezultateve në fazën përfundimtare të kampionatit.

banner

Ferizaj aktualisht ndodhet në zonën e rrezikut për rënie nga elita, me 33 pikë të grumbulluara, ndërsa në javët e fundit ka lëshuar pikë të rëndësishme që kanë vështirësuar pozitën në tabelë.

Shkarkimi i trajnerit në këtë fazë sinjalizon një përpjekje të klubit për të nxitur reagim të menjëhershëm nga skuadra, në prag të ndeshjeve vendimtare që do të përcaktojnë fatin e sezonit. Ende nuk është bërë i ditur emri i pasuesit të Dedës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy