Napoli, pas një muaji rishfaqet Lukaku; belgu rikthehet në Itali për t’iu bashkuar skuadrës

by Nexhat

Romelu Lukaku rishfaqet. Sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’, pas një muaji pune të personalizuar në Belgjikë, sulmuesi përmes agjentit të tij Federico Pastorelllo bëri të ditur kthimin e tij në Itali dhe këtë të hënë ai pritet t’i bashkohet skuadrës në Castel Volturno.

Çështja lindi kur Romelu Lukaku hoqi dorë nga zhvillimi i ndeshjeve miqësore të marsit me Belgjikën ndaj SHBA dhe Meksikës; ishte vetë futbollisti që përmes rrjeteve sociale shpjegoi se vendosi të mos jetë i pranishëm për shkak të një problemi muskular dhe më pas, në kundërshtim me dëshirën e Napolit komunikoi qëndrimin e tij në Belgjikë për të bërë punë të personalizuar

banner

Klubi i Napolit nga ana e tij hapi një procediment disiplinor dhe e gjobiti për mungesë në dy grumbullime. Një krisje e rëndësishme kjo me Conten dhe klubin që gjithsesi është informuar çdo ditë për punën dhe gjendjen e futbollistit.  

Kontakti i fundit ballë për ballë mes Lukakut dhe Contes ka qenë në transfertën e Cagliarit në 20 mars ku nuk luajti ashtu sikurse ndaj Lecces. Pas golit në Verona i vetmi i shënuar prej tij në një sezon shumë të turbulluar, Lukaku ka luajtur vetëm 6 minuta kundër Torinos

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy